Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Përfundon me sukses trajnimi i programit intensiv emergjent të personelit shëndetësor kosovar në Turqi

Prishtinë, 17.06.2014

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Kadir Hyseini i shoqëruar nga  Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së Gani Shabani  dhe zyrtarët e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Turqisë morrën pjesë në ndarjen e certifikatave për mjekët kosovarë që u trajnuan në programin trajnues intensiv emergjent në Izmir të Turqisë.

Zëvendësministri Hyseini tha se ky është një kontribut i vazhdueshëm i shtetit mik të Republikës së Turqisë, në ngritjen e kapaciteteve profesionale në shëndetësinë kosovare.

Zëvendësministri  Hyseini shprehu interesimin e tij që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen, qoftë në investime kapitale, apo edhe në shkëmbimin e përvojave profesionale shëndetësore.

Përndryshe nga 1-14 në Urla të Izmirit u mbajt trajnimi intensiv emergjent për mjekët dhe teknikët nga QKUK, me ç’rast mjekët u pajisën me certifikata.

Zëvendësministri Hyseini së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Gani Shabani patën edhe një takim konstruktiv me Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë z. Mehmet  Muezinoglu, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë në mes dy vendeve.