Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Përfundon punëtoria për Menaxherët e Programit të Imunizimit

Në punëtori kanë marrë pjesë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK-së, Instituteve Regjionale të Shëndetësisë Publike, Menaxherët e Shërbimeve të Imunizimit në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, profesionistë të tjerë në shëndetin publik dhe për shëndetin e nënës dhe fëmijës.
Punëtoria është facilituar nga eskpertët e IKSHPK, ekspertët nga zyret Rajonale të UNICEF-it, OBSH-së dhe CDC-ja.
Gjatë punëtorisë janë prezantuar risitë dhe trendet për vaksinimin në nivelin global dhe atë rajonal, të gjeturat pas shqyrtimit të programit të imunizimit si rekomandimet dhe propozimet në konsultim me menaxherët e programit të imunizimit dhe aspekte të tjera programore të imunizimit.
Në hapjen e punëtorisë kanë qenë të pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Prof. dr. Ferid Agani, Znj. Laila Omar Gad, shefja e Zyrës së UNICEF-it, Prof. Dr. Naser Ramandani, Drejtor i IKSHPK, Dr. Skender Syla, Shef i Zyrës së OBSh-së.
Ministri Agani ka falenderuar menaxherët e programit të imunzimit për kontributin dhe angazhimin e tyre në implementimin e sukseshëm të programit të imunizimit. Njëherit, Ministri Agani, ka njoftuar të pranishmit me situatën në kaudër të sektorit të shëndetësisë së Kosovës, procesin e reformave që ka filluar dhe në këtë aspekt, edhe me rëndësinë që do t’i jepet programit të zgjeruar të imunizimit në kuadër të riorganizimit të sistemit shëndetësor.
Ministri Agani është zotuar se do të përkrah rekomandimet e dhëna nga shqyrtimi i programit të imunizimit në funksion të avancimit të këtij procesi.
Me rastin e hapjes së punëtorisë edhe Znj. Laila Omar gad, ka falenderuar punëtortë shëndetësor për punën dhe duke ftuar për angazhim të mëtejm dhe vaksinohen të gjithë fëmijët, e posaqërisht të grupeve të margjinalizuara. UNICEF-i dhe OBSH-ja do të vazhdojnë me përkrahje të programit të imunizimit dhe për të mborjtuar të drejtat e fëmijëve.
Punëtoria është vlerësuar shumë e dobishme nga pjesëmarrësit dhe në përfundim të punëtorisë u konkludua që të vazhdohet me implementimin e rekomandimeve drejt përforcimit të shërbimeve të imunizimit.