Ky delegacion nga Turqia është pritur nga zëvendësministri i Shëndetësisë dr. Kadir Hyseini dhe shefja e Qendrës për Edukimin e Vazhduar Infermierik, znj. Fetije Huruglica.
Në takim është biseduar për përgatitjet që janë duke u bërë për organizimin e këtij kongresi me pjesëmarrje të ekspertëve të fushave mjekësore nga Evropa dhe Azia, në të cilin do të prezantohet të arriturat e fundit në lëmin e gastroenterologjisë dhe diabetologjisë.
Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis Turqisë dhe Kosovës dhe është shprehur përkushtimi që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen.