Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Përurohen në Spitalin Rajonal të Mitrovicës degët kirurgjike

Nesër në Spitalin Rajonal të Mitrovicës do të përurohet trakti i degëve kirurgjike, një investim ky i përbashkët i Qeverisë së Norvegjisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit të degëve kirurgjike në SR të Mitrovicës do të marrë pjesë ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, Zëvendësministrja për Punë të Jashtme e Norvegjisë zonja Elisabeth Walaas si dhe Ambasadori i këtij shteti për Kosovë, Johan Kvale, që njëherësh është edhe ambasador i Norvegjisë për Republikën e Shqipërisë.

Përurimi i traktit të degëve kirurgjike në SR të Mitrovicës do të bëhet nesër (më 15. 12. 2009) në orën 10 e 30 minuta në Mitrovicë.

Ftohen mediat ta përcjellin këtë aktivitet!