Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Përurohet aneksi i QKMF në Suharekë

Në fjalën e rastit, Dr. Ardian Shala, Drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në komunë foli për ecurinë e zhvillimit të Mjekësisë familjare, me theks të veçantë investimeve të vazhdueshme në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore si dhe pajisjen e mëtutjeshme të institucioneve primare me aparatura moderne.

Z. Sali Asllanaj, Kryetar i Komunës së Suharekës foli për përkushtimin e komunës për shtrirjen e mjekësisë familjare edhe në qendrat që aktualisht nuk janë të mbuluara, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe synimet për të investuar edhe në të ardhmen në këtë drejtim.

Z. Mybera Mustafa, zëvendësministre, përshëndeti këtë solemnitet të inaugurimit edhe në emër të Ministrit të Shëndetësisë Prof. Dr. Alush Gashi duke theksuar përkushtimin e Ministrisë për avancimin e ligjeve ekzistuese, përmirësimin e gjendjes materiale të punëtorëve shëndetësorë, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore nëpërmjet sistemit të referimit, furnizimit me barna dhe fushat tjera të rëndësishme për shëndetësinë dhe qytetarët kosovarë.

Të pranishëm në këtë solemnitet ishin të pranishëm mysafirë të shumtë dhe punëtorët shëndetësorë nga komuna dhe më gjerë.