Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Përurohet CT-ja në Spitalin Regjional të Gjakovës

E njëjtë gjë kohë më parë është bërë edhe në Spitalin Regjional të Gjilanit, ndërkohë që është në fazën finale që kjo të bëhet edhe në Spitalin Regjional të Mitrovicës.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mybera Mustafa tha me aktin e përurimit të CT-së në Gjakovë se  këto investime të MSh-së po bëhen në kuadër të sigurimit të atyre aparaturave që konsiderohen të domosdoshme në ngritjen e nivelit të diagnostikës dhe përgjithësisht shërbimeve shëndetësore ne nivel vendi.

Vlera totale  e mjeteve e ndarë nga MSh për pajisje për shërbimet e diagnostikës në kuadër të investimeve kapitale për këtë vit është 4. 441.300 euro.

Ministria mbetet e përkushtuar që investime edhe më të sofistikuara të bëhen në vijimësi, ashtu që në institucionet shëndetësore të vendit tonë të arrihen standardet më të avancuara të shërbimeve shëndetësore.