Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Junik, investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës

Duke i uruar qytetarët e Junikut për këtë qendër mjekësore, Ministri i Shëndetësisë , Ferid Agani, i ka siguruar atë që Ministria është e përkushtuar që të krijojë kushte sa më të mira në të gjitha nivelet shëndetësore, ashtu që qytetarëve t’u sigurohen shërbime shëndetësore sa më afër dhe cilësore.

Ministri i ka informuar të pranishmit në këtë ceremoni me hapat e ndërmarrë për zhvillimin e reformës në shëndetësi, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, organizimin më efikas të sistemit shëndetësore dhe sigurimin e një financimi të qëndrueshëm për shëndetësinë kosovare.

Në këtë aspekt, ai ka thënë se me ligjet reformuese që janë në procedura të shqyrtimit dhe ato që presin të shqyrtohen në Kuvend, siç është Ligji për Shëndetësinë, Ligji për Sigurimet Shëndetësore, Ligji për Odat e profesionistëve shëndetësore dhe ligjet e tjera në procedurë, në shëndetësi do të krijohet një realitet tjetër dhe shumë më i favorshëm për ofruesit e shërbimeve shëndetësore dhe shfrytëzuesit e tyre, prandaj, ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për reformën shëndetësore.