Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Pesë qendra mjekësore në Kosovë u pajisën me autoambulanca

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, pasi përshëndeti Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Turqisë, z.Bekir Bozdag, delegacionin e Turqisë dhe të gjithë të pranishmit, tha se është një kënaqësi për mua që në këtë ditë të Ramazanit të mirëpres një mik kaq të madh tonin, i cili kësaj here ka ardhur me një ndihmë të çmuar nga shteti mik i Turqisë siq është dhurata e automjeteve të ndihmës së shpejtë të cilësisë më të lartë e cila do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosvës. Marëdhëniet ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës në lëminë e shëndetësisë nga dita në ditë janë duke u thelluar dhe janë duke u cilësuar me një mbështetje të sinqertë. Qindra qytetarë të Kosovës gëzojnë përkrahjen për trajtime shëndetësore në institucionet publike dhe private shëndetësore të Republikës së Turqisë., Njëkohësisht, Republika e Turqisë ka hapur mundësinë për trajnimin e punëtorëve shëndetësor kosovarë në institucionet e tyre, ndërsa edhe marëdhëniet ndërinstitucionale ndërmjet dy ministrive janë në nivel shumë të lartë.

“Unë do të doja ta falenderoj personalisht Zëvendëskryeministrin, z.Bozdag, për angazhimin personal që ka pasur në përmirësimin e këtyre marrëdhënieve, veçanërisht në mbështetjen e Organizatës Qeveritare për bashkëpunim dhe Zhvillim e Turqisë dhe për këtë ju jam falenderues. Kjo dhuratë simbolike në këtë muaj të shenjtë paraqet dëshminë e një miqësie shekullore ndërmjet popujve tanë dhe garanton që kjo miqësi do të vazhdoj dhe do të thellohet edhe në të ardhmen” theksoi Ministri Agani.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, z.Bekir Bozdag, pasi përshëndeti Ministrin e Shëndetësië, z.Ferid Agani, Zëvendës Ministrat dhe të gjithë të pranishmit, tha se jemi në ceremoninë ku do të japim pesë autoambulanca për nevojat e shëndetësisë kosovare. Në rradhë të parë do ju them i gëzofshi këto autoambulanca sepse ato do të ndihmojnë në shpëtimin e shumë jetëve. Këtyre u takojnë detyra të rëndësishme në transportimin e të sëmurëve në emergjenca dhe dhënjen e ndihmës së parë. Turqia në sektorin e shëndetësisë ka arritur zhvillim shumë të madh dhe ka bërë reforma të mëdha. Mund të mburremi se jemi krahas shteteve më të fuqishme të botës dhe njerëz të mëdhenj çmojnë të arriturat e shëndetësisë së Turqisë.

“Ministri Agani, më lejoni të ju falenderoj për angazhimin tuaj në zhvillimin e shëndetësisë, ju keni pasur shumë vizita ku keni parë për së afërmi të arriturat e shëndetësisë. Poashtu keni mjaft studentë nga Kosova që studiojnë në Turqi të cilët do të ndihmojnë në reformën e sektorit shëndetësor. Turqia është e gatshme t’ju ndihmoj në të gjitha lëmitë ku ju keni nevojë. Edhe një herë faleminderit” tha Zëvendëskryeministri Bozdag.