Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Plani për farmaci

Një nga objektivat kryesore të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore është Zvoglimi i shkallës së Mortalitetit dhe Morbiditetit për popullatën e përgjithshme. Kurse një nga detyrat të cilat duhet realizuar për tu arritur ky objektiv është edhe furnizimi adekuat me barna dhe material shpenzues medicinal nga Lista Esenciale për Sektorin Shëndetësor.

Hartimi i analizës së planifikimit dhe Planit të veprimit gjatë vitit 2010 krijon bazë të mirë për një menaxhim shumë më të mirë të situatës për tërë zinxhirin furnizues me përfitime për tërë sistemin shëndetësor të vendit, dhe me përfitime të drejtpërdrejta për pacientët.

Përmbledhja e të gjitha këtyre analizave të planifikimit përmbyllet me planin e veprimit të Departamentit të Farmacisë dhe të Prokurimit në lidhje me Furnizimet me produkte dhe pajisje medicinale për vitin 2010.

Shpresojmë se kjo analizë do të shërbejë si referencë për planifikimet e ardhshme por edhe se do të realizohet sipas dinamikës së paraparë.