Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Populli Amerikan përkrah përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, , ka pranuar dje një donacion me vlerë prej 408,471 USD në kuadër të Partneritetit për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë.

Projekti financohet nga USAID dhe zbatohet nga AIHA (Aleanca Amerikane për Shëndet Ndërkombëtar).

Donacioni vjen si rrjedhojë e zhvillimit të një partneritetit të suksesshëm në mes të AIHA-s, Institucioneve shëndetësore të Kosovës dhe Project Cure nga SHBA.

Ky donacion përmban aparatura mjekësore, produkte medicinale dhe materiale shëndetësore të cilat janë të destinuara për funksionalizimin e Departamentit të Emergjencave Pediatrike dhe Njësinë Intenzive të Klinikës Pediatrike, Qendrën Neonatologjike të Kosovës dhe Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.