Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Premtohet mbështetja e Kuvajtit për shëndetësinë e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot një
delegacionin të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kuvajt–Shqipëri, të kryesuar nga Valeed Al-Tabtabaei.
Ky takim ishte kthim i vizitës që Ministri Ferid Agani ka bërë në janar të këtij viti në Parlamentin e Kuvajtit, si kryetar i Partisë së Drejtësisë.
Në këtë takim u shpreh gatishmëria për bashkëpunim midis Kuvajtit e Kosovës në sferën e shëndetësisë.
Gjithashtu, u paralajmërua edhe vizita e Ministrit Agani në Kuvajt për takim me Ministrin e Shëndetësisë së Shtetit të Kuvajtit dhe vendosjen e marrëdhënieve midis dy ministrive.