Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Prezantohet Draft- Strategjia Kombëtare për Shërbimet Mjekësore Emergjente

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se përmirësimi dhe fuqizimi i shërbimeve shëndetësore emergjente është prioritet për Ministrinë e Shëndetëisë dhe bazuar në rezultetet e projektit të realizuar nga OBSH dhe institucionet shëndetëore kosovare të tre niveleve, do të ketë një sistem të integruar të këtyre shërbimeve që do të fillojë së zbatuari menjëherë.
Si reflektim i projektit, Ministri Agani, tha se MSh do të themelojë Divizionin për Shërbime Shëndetësore Emergjente, derisa do të avansohet edhe me ngritjen e infrastrukturës që nënkupton krijimin e një Qendre tw re Emergjente në QKUK dhe avancimin e këtyre shërbimeve.

Pierre Weber, shef i Zyrës së Luksemburgut në Kosovë,  tha se projekti i realizuar  ka dhënë rezultate, përgjigje në situata adekuate, strategji dhe tash do të jetë në duartë e institucioneve të Kosovës që t’i zbatojnë ato, derisa përkrahja e Qeverisë së vendit të tij nuk do të mungojë.

Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, tha se gjatë periudhës katër vjeçare prej se ka filluar projekti për fuqizimin e shërbimeve emergjente shëndetësore, janë arritur rezultate e pritura e madje edhe janë tejkaluar ato.
“Në bazë të vlerësimeve që i kemi bërë, shërbimet mjekësore emergjente  janë sot më mirë se dje dhe ne duam që ato të jenë nesër, shumë më mirë se që janë sot”, tha ai.

Dr. Ilirjana Bajraktari (OBSH), ka prezantuar aspektet e realizimit të projektit për përmirësimin dhe fuqizimin e shërbimeve emergjente mjekësore dhe atyre para spitalore, kurse dr. Pashk Buzhala (MSH) ka prezantuar Draft- Strategjinë Kombëtare për Shërbimet Mjekësore Emergjente, që për qëllim ka fuqizimin e mëtejmë të këtyre shërbimeve në të gjitha nivelet dhe përgatitjen e institucioneve që të jenë të gatshme të ballafaqohen me çdo emergjencë mjekësore dhe të natyrave të tjera.