Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Prezantohet raporti për zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Kosovë

“Sipas perspektivës së UNICEF-it, investimi në fëmijërinë e hershme është një investim modest , por shumë i rëndësishëm, prandaj, institucionet e Kosovës duhet të fokusohen në  aksione që fuqizojnë shëndetin e fëmijëve dhe nënave”, vlerësoi Calestini, duke siguruar për një partneritet edhe në të ardhmen nga ana e UNICEF-it.
Ilir Tolaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se çdo herë po flitet për nevojën e një mjekësie të bazuar në fakte, ndërsa krahas kësaj është e nevojshme që edhe vendimarrja në shjëndetësi të jetë e bazuar në fakte.
Në këtë kuptim, Tolaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm raportin dhe tha se qasja e MSh-së ndaj problemeve të kategorisë së fëmijëve është ndryshe kohët e fundit dhe në këtë aspekt, ai theksoi se që nga viti i ardhshshëm, për kategorinë e mbrojtjes shëndetësore të nënave dhe fëmijëve do të ketë një vijë të veçantë buxhetore, e cila ndonëse me një shumë simbolike prej 200 mijë eurove, flet se MSH po i qase serizoisht kësaj çështje.
Xhavit Dakaj, Sekretar i Përgjithshëm në MASHT, tha se kjo Ministri i ka dhënë rëndësi të veçantë  zhvillimit të hershëm  të fëmijëve dhe në këtë aspekt, është krijuar një bazë e mirë legjislative  për zhvillimin e fëmijëve prej 0-6 vjet, ndërsa synim mbetet përfshirja më e madhe e kësaj kategorie në institucionat edukative parashkollore.
Bajram Kelmendi nga MPMS, tha se Kosova , në partneritet me UNICEF-in dhe mekanizma të tjerë, ka arritur të bëjë një zgjidhje të mirë për fëmijët pa prindër apo të braktisur prej tyre, dhe është një prej vendeve të rralla që nuk ka jetimore duke zhvilluar si alternativë strehimin familjar dhe birësimin.
Përfaqësuesit e këtyre tre ministrive kanë folur edhe për sfidat që i presin në adresimin e drejtë të problemeve që fëmijëve do t’u mundësonin të kenë një fillim më të mirë të jetës.
Sipas raportit të vitit 2011 “Fuqzimi për integrimin e politikave dhe shërbimeve për zhvillim të hershëm të fëmijëve në Kosovë” nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse në zhvilliminn e fëmijërisë së hershme për të mbyllur mangësitë ekzistuese mes nevojave të fëmijëve në Kosovë dhe kornizës së politikave aktuale.
Gjetjet e raportit do të shërbejnë për të forcuar nismat e ndërlidhurra e bashkëpunuese që kanë për qëllim kategorinë e fëmijëve për t’u mundësuar atyre një fillim sa më të mbarë të jetës së tyre, ndërsa  UNICEF-i do të mbështes rekomandimet kyçe që dalin për zhvillimin e fëmijërisë së hershme në Kosovë.