Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Prof. Ass. Dr. Samedin Haxhijaha emërohet Këshilltar nderi i QKUK-së

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, në pajtim me kompetencat e tij ekzekutive ka emëruar prof. Ass. Dr. Samedin Haxhijahën këshilltar nderi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ky vendim është marrë duke marrë parasysh angazhimin shumë vjeçar në fushën e Mjekësisë, kontributin e tij në funksionimin dhe zhvillimin e QKUK-së si dhe punën e palodhshme profesionale, shkencore dhe pedagogjike në lëmin e mjekësisë.