Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Profesionistë mjekësor nga Kosova trajnohen në Turqi

Prej 20 shtator deri më 22 tetor 2010, në Turqi do të trajnohen 36 profesionistë mjekësor nga Kosova 

Prishtinë, 18. 09. 2010

Tridhjetë e gjashtë profesionistë shëndetësor nga Kosova (gjinekologë, pediatër, citologë, infermierë dhe mami), do të udhëtojnë javën që vjen për në Republikën e Turqisë, ku do të qëndrojnë për trajnim profesional në spitalet e këtij shteti.
Ky trajnim një mujor i profesionistëve nga Kosova, që do të nis më 20 shtator dhe do të zgjasë deri më 22 tetor 2010, realizohet në kuadër të Programit të Vazhdueshëm Profesional dhe si rezultat i bashkëpunimit të mirë të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës me Republikën e Turqisë përmes Ambasadës së këtij shteti në Kosovë.
Republika e Turqisë ka hequr të gjitha shpenzimet e trajnimit dhe qëndrimit një mujor të profesionistëve shëndetësor në Universitetin e Ankarasë dhe qendra të tjera mjekësore, ndërsa Ministria e Shëndetëssië e Republikës së Kosovës, mbulon vetëm shpenzimet e udhëtimit të profesionistëve kosovarë që shkojnë atje.
Pas mbarimit të këtij programi, do të vazhdohet me projekte të tjera të ngjashme, po ashtu të trajnimit të profesionistëve shëndetësor kosovarë në Turqi, në implementim të Marrëveshjes ndërshtëtëore të bashkëpunimit në shëndetësi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.