Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

“Project- Hope” nga SHBA e vlerëson MSh-në partnerin më të mirë në rajon

Z. Stuart Myers, theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm është vlerësuar si shumë i mirë, kurse menaxherja regjionale me seli në Shkup e Projektit Hope, Katerina Takovska,  tha se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës është treguar partnerja më e mirë e projektit Hope ne rajon.

Sekretari Permanent i MSH-së, Ilir Tolaj, ka falënderuar Projektin Hope për asistencën tejet të çmuar gjatë vitit 2010 dhe ka shprehur zotimin që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që mysafirët i ka njoftuar me buxhetin shumë të kufizuar për barna, me nevojën e ngritjes së resurseve profesionale si dhe nevojën e ngritjes së kapaciteteve për disa shërbime që në Kosovë ende janë deficitare në sektorin publik dhe në të cilat disa investime nuk kanë prodhuar rezultatet e pritura.

Në takim është biseduar edhe për hartimin e një Koncept dokumenti në të cilin do të vijëzohen nevojat dhe prioritetet, të cilat do të mund të adresohen në bashkëpunimin e mëtejmë midis Project-Hope dhe MSH-së.

Nënkryetari i Project Hope, Stuart Myers, theksoi se ai po qëndron në rajon për të marrë edhe një fit–bek lidhur me atë se si ka shkuar deri më tani bashkëpunimi, ndërsa gjatë ditës së nesërme, vendet e rajonit, përfituese nga Projek Hope, në mesin e tyre edhe Kosova, do të përfaqësohen në një work –shop që mbahet në Shkup, me rastin e përvjetorit të katërt të Zyrës Rajonale të Projektit Hope.

Delegacioni i “Project Hope” ka vizituar sot edhe QKUK-në.

Gjatë vitit që shkoi, Project Hope e ka ndihmuar MSh-në dhe spitalet e Kosovës e pajisje dhe furnizim me barna në vlerë prej 4 milionë dollarëve amerikanë.