Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Promovohet Regjistri i barnave në Kosovë

Ai tha se ky regjistër duhet të jetë pjesë e tavolinës së punës së mjekëve, farmacistëve dhe profesionistëve të tjerë, me qëllim që përfundimisht të fillojë të vendoset rregulli në sektorin farmaceutik dhe atyre që sfidojnë ligjin dhe rregullin do t’u ngushtohet hapësira e veprimit.

Dr. Rexhep Hoxha nga Instituti i Farmakologjisë i Fakultetit të Mjekësisë, tha se ky regjistër i inkuadron të gjithë faktorët relevantë të sektorit farmaceutik në  këtë fazë dhe duke qenë se si i tillë regjistri përmban disa elemente qenësore si janë emri gjenerik i barit, grupi farmakoterapeutik, ATC Kodi, kategorinë e përdorimit, mënyrën e ndikimit, dozimit dhe kundërindikimit, do të jetë i një dobie te veçantë për profesionistët , duke futur kështu në kornizë përshkrimin e vetëm atyre barnave nga profesionistët, të cilat janë të regjistruara.

Ai tha se dobitë nga ky regjistër janë të shumëfishta, ndërsa shfrytëzimi i regjistrit do t’i mundësojë Inspektoratit Farmaceutik që ta luftojë më me sukses tregun  zi.
Regjistri zyrtar i barnave është rezultat i punës së një Komisioni prej 15 profesionistësh shëndetësor, të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe bashkëveprim i ngushtë i Shoqatës Farmaceutik që është edhe botuese me Agjensionin Kosovar për Produkte Mjekësore, Fakultetit të Mjekësisë-Institutit të Farmakologjisë dhe profesionistëve shëndetësor.