Në Onkologji janë duke u vendosur gypa adekuatë, me qëllim që të evitohet kyçja e gabuar sikur është bërë deri tash dhe ujërat e zeza të barten në një kolektor tjetër së paku 50 metra larg objektit dhe të pamundësohet mbyllja e qarkullimit të tyre.
Testimi i qarkullimit të ujërave të zeza nëpër gypat e ri pritet të bëhet sa më parë, ndërsa thellësia e vendosjes së tyre është rreth 10 metra nga niveli i sipërfaqes së tokës.
Këto veprime, MSh është duke i ndërmarrë me qëllim të evitimit të gabimeve teknike të bërë në këtë Institut, para se të angazhohet një ekspert ndërkombëtarë, i cili bashkë me ekipin e tij, pritet të marrë përsipër detyrën për aplikimin e radioterapisë me ekipin e tij dhe aftësimin e stafit vendor për këtë shërbim.
