Përkitazi me çështjen e ngritur të tenderit nr. 206/11/029/111 të prokurimit të penjve kirurgjikë, Ministria e Shëndetësisë konsideron se janë respektuar në tërësi procedurat ligjore të Prokurimit.
Kjo është konfirmuar edhe me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ku është refuzuar ankesa e operatorit ekonomik ankues.
Në rast të paraqitjes së fakteve të reja , MSH është e gatshme të ndërmarr të gjitha masat e përcaktuara me ligj.