Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Qeveria e Luksemburgut dhuron nesër pesë autoambulanca për shëndetësinë kosovare

Këto autoambulanca do të jenë në shërbim të popullatës së regjionit të Prizrenit, kurse vlera e përgjithshme e tyre është 280 000 euro.

Ceremonia e dorëzimit të këtyre autoambulancave do mbahet të mërkurën më 14. 07. 2010, në orën 11:00 në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë krerët e Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësuesit e lartë të Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë si dhe drejtuesit e QKMF-ve që përfitojnë nga ky projekt.

 

Ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje!