Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Qeveria miratoi masat lehtësuese kundër COVID-19

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19, që në fakt janë masa lehtësuese sa i përket COVID-19.

Vendimi për masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se situata epidemiologjike me koronavirus është stabile, prandaj edhe është rekomanduar lehtësimi i masave.

“Situata epidemiologjike me COVID-19 është stabile, me ç’rast rekomandohet lehtësimi i masave ekzistuese”, ka thënë Kurti duke shtuar se me këtë lehtësohet jeta e qytetarëve të Kosovës në shumë aspekte.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se masat e propozuara me këtë vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.

“Jemi në situatë që të kërkojmë nga qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri tash për COVID-19, masat e përcaktuar me këtë propozim vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll”, tha Latifi.

 Bashkëngjitur masat e reja në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.