Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

QKMF në Skenderaj pranon donacion prej 2000 njësive me pajisje dhe produkte medicinale nga Klinika Universitare e Jenës në Gjermani

Prishtinë, 19 gusht 2016

 

Zëvendësministri i Shëndetësisë Mevludin Krasniqi së bashku me  nënkryetarin e Komunës së Skenderajt z.Fadil Nura, sot kanë marrë pjesë në dorëzim-pranimin e një donacioni prej 2000 njësi me paisje e produkte medicinal për QKMF-në në Skenderaj nga Klinika Universitare e Jenës në Gjermani, përmes shoqatës së ICSI.

Zëvendësministri Krasniqi me këtë rast ka falenderuar donatorin dhe shoqatën ICSI që falë angazhimit të tyre është realizuar ky donacion.

“Kjo ndihmë do të lehtësoj punën e personelit shëndetësor dhe do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Skenderajt, dhe për këtë gjest human anëtarët e shoqatës ICSI, meritojnë një respect të veçantë”, tha Zëvendësministri Krasniqi.

Derisa, anëtarët e shoqatës ICSI, treguan se ky nuk është donacioni i parë por, as do të jetë i fundit që sjellin në Kosovë.