Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

QKUK-ja, nuk i ka borxhe Termokosit!

Më datën 26.04.2010, Gjykata në fjalë mori aktgjykimin përmes së cilës, refuzohet si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit Ngrohtorja e qytetit Termokos, sh.a. Prishtinë, e cila kishte kërkuar që në emër të
  borxhit, t?ia paguajë shumën prej 742.649.45 euro me kamat në lartësi 3.5 në vit.Ju bëjmë me dije se QKUK-ja, këtyre ditëve është duke u furnizuar me ngrohje vetëm në orët e mëngjesit, furnizim ky që nuk i përmbush nevojat e pacientëve që trajtohen në QKUK.  Apelojmë tek zyrtarët e Termokos, që të sigurojnë ngrohje 24-orë për QKUK, përndryshe puna në sallat operative dhe në shumë shërbime të tjera do të vështirësohet në mungesë të ngrohjes. QKUK-ja, nuk ka alternativë tjetër të ngrohjes, pasi që rrjeti elektrik është i ngarkuar dhe nuk përballon ngrohjen me rrymë.

Ps.  Në attachmnet, po ua përcjellim edhe aktgjykimin e Gjykatës Ekonomike në Prishtinë.