Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

QKUK: Nisë puna në objektin e ri të shërbimit të dializës

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është përurua objekti i ri shërbimit të dializës, në të cilin do të ofrohen shërbime për pacientët në dializë.

Tetëdhjetë pacientë që kanë nevojë për dializë më nuk do të barten në katetet e larta të objektit të Klinikës Interne, meqë tash e tutje shërbimin do ta marrin në këtë objekt, për të cilin janë investuar rreth 3 milionë euro.

Dr. Ibrahim Rudhani, UD. Drejtor i Klinikës së Nefrologjisë, tha se objekti i ri ka hapësira komode, me aparatura moderne, me paisje bashkëkohore dhe do të ofrojë komfortitet, siguri dhe cilësi të lartë të trajtimit si nga ana profesionale mjekësore, ashtu edhe nga ana logjistike.

“ Sot, në këtë ditë shumë të veçantë uroj së pari të sëmurët që mjekohen në dializë sepse atyre u kushtohet mundi, sakrifica dhe puna, së dyti uroj personelin mjekësor dhe stafin teknike të Klinikës sepse puna etyre ishte, është dhe mbetet një luftë e pashembullt mes jetës e vdekjes, mes sëmundjes e shëndetit, mes sakrificës e realitetit”, theksoi dr. Rudhani.

Ai falënderojë menaxhemtin e QKUK-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë, e po ashtu Fresenius Medical, i cili në formë të donacionit ka dhuruar paisjet e nevojshme për këtë shërbim.

Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, tha se ndihet krenarë që në bashkëpunim me stafin menaxherial kanë arritur të ndërtojnë një objekt të tillë me shërbime kualiteteve për nevojat e pacientëve. “ Dobia më e madhe do të jetë e pacientëve, po ashtu në këtë objekt do të ofrohen shërbime të nivelit profesional dhe human”, tha dr. Gashi.

Dr. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, rikujtoi vitin 2011, kur shefi i dializës kishte kërkuar zgjidhje në Ministri për ndërtimin e një objekti të ri për ofrim të shërbimeve për pacientët. “ Në prill të vitit 2011, pata takim me shefin e dializës ai kërkoi ndihmën tonë, 3 vite pas e kemi këtë objekt modern, investim prej 1.7 milion eurove nga Ministria e Shëndetësisë”, pohoi dr. Agani.

Sipas tij, objekti do të ofrojë kushte më të mira për trajtim për pacientët, mjekët, infermierët, përderisa tërë investimi është pjesë e reformës që po ndodhë në shëndetësinë kosovare.

Dr. Ymer Elezi, shef i shërbimit të dializës, tha se objekti do të plotësojë të gjitha kërkesat e pacientëve që kanë nevojë për dializë.