Zyra për Informim Publik e QKUK-së ka bërë të ditur se në Klinikën Gjinekologjike -Obstetrike të Qendrës Klinike Universitare të Republikës së Kosovës, në shtatë mujorin e parë të këtij viti, janë kryer 6.408 lindje, prej tyre 1.725 me operacion ( prerje cezariane). Në muajin janar, janë kryer 798 lindje, në shkurt 750, në muajin mars 875, në prill 868 lindje, në muajin maj 1.042 lindje në qershor 984 lindje dhe në muajin korrik 1.091 lindje.
Organizata UNFPA, ka ndihmuar Klinikën e Gjinekologjike Obstetrike, përkatësisht sallat e lindjes më 11 shtretër të rinj të kompletuar. Po ashtu, UNFP-ja, si donacion ka dhuruar edhe 2 karrige transportuese për ti bartur gratë deri në sallat e lindjes.