Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatat e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Nga sot e deri më 8 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 6 komuna:
Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.
Në zonën e verdhë, janë po ashtu 6 komuna:
Mitrovica e Jugut, Graçanica, Obiliqi, Podujeva, Juniku dhe Gjilani.
Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna:
Kllokoti, Lipjani, Gjakova, Kamenica, Ferizaji, Vushtrria, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu.