Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Reagim i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e vet pas informacioneve të dhëna nga Policia e Kosovës, e cila sot ka pranuar një informacion për vendosje të mjetit të dyshuar në veturën në shfrytëzim nga familja e Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së, Ilir Tolaj, në të cilën pas veprimeve të Policisë, është identifikuar një sasi eksplozivi e vendosur në veturë, e cila më pastaj është hequr nga Policia.

MSH  dënon çdo lloj veprimesh që rrezikojnë jetën e qytetarëve të Kosovës dhe u bën thirrje organeve kompetente, që t’i ndriçojnë rrethanat dhe të zbulojnë aktorët e vendosjes së mjetit të rrezikshëm në veturën në shfrytëzim nga familja Tolaj.