Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Reforma shëndetësore përkrahet nga Banka Botërore

Reforma shëndetësore përkrahet nga Banka Botërore

Prishtinë, 19 maj 2014

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani me bashkëpunëtorë, priti sot një delegacion të Bankës Botërore.

Kjo vizitë e delegacionit të Bankës Botërore, po bëhet pas vendimit të Bordit Ekzekutiv të saj për të mbështetur reformën shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan aspektet teknike të zbatimit të projekteve e në veçanti në rrafshin e dizajnit të politikave të reja në sektorin farmaceutik.

Delegacioni do të qëndroj në Kosovë deri në fund të javës. Gjatë kësaj kohe do të realizoj takime me vendimmarrësit kryesor në sektorin shëndetësor.