Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Rritet bashkëpunimi Kosovë –Shqipëri në shëndetësi

Përfaqësuesit e MSh-së nga Kosova i priti edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë, z. Petrit Vasili, i cili ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor, veçanërisht në qasjen ndërkufitare në shërbimet shëndetësore në lëmin e shëndetësisë publike dhe ballafaqimin me sëmundjet ngjitëse.

Ministri Vasili falënderoi Qeverinë e Kosovës, e veçanërisht FSK-në, për përkrahjen e dhënë në përballimin e vërshimeve në Shkodër.