Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Së bashku për luftimin e kacerit të gjirit

Ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha, priti sot në një takim drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta-Vita”, znj. Nafije Latifi.
Bashkë me znj. Latifi ishin dhe avokueset e veprimtarisë së qendrës “Jeta Vita”, znj. Burbuqe Berisha – regjisore, dr. Drita Belegu nga Klubi Soroptimist dhe znj. Evlanda Gojani, koordinatore e Koalicionit K10.
U. D. Ministrja Gexha theksoi se vetëdijesimi për kontrollime sistematike, ashtu siç udhëzon shkenca për zbulim të hershëm është masa më e sigurt në parandalimin e kancerit të gjirit me kohë,  kësisoj, theksoi ajo, “ne duhet t’i drejtojmë thirrjet tona dhe fushata jonë duhet te jetë e përhershme që diagnostikimi për kancerin e gjirit të jetë fokus edhe përtej muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit”.
Ministria e Shëndetësisë do të angazhohet që në vazhdimësi të qëndroj e përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore në secilin muaj të vitit dhe për të punuar së bashku për të prekurat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit midis sektorit qeveritar dhe jo-qeveritar në fushën e sigurimit të një qasje gjithëpërfshirëse në luftën kundër kancerit të gjirit.