Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr.Gani Shabani u prit në Tiranë nga Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, Dr. Vangjel Tavo

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr.Gani Shabani po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë ditës së sotme, Dr.Gani Shabani u takua me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, Dr.Vangjel Tavo dhe Drejtorin e Politikave Shëndetësore, Dr.Pëllumb Pipero.

Temë e bisedimeve me Ministrin Tavo ishte thellimi i bashkëpunimit në lëminë e shëndetësisë ndërmjet Republikës së Kosvës dhe Republikës së Shqipërisë, me theks të veçantë për mundësinë dhe format e bashkëpunimit sidomos në shërbimet shëndetësore të cilat janë deficitare në sistemin publik shëndetësor në Republikën e Kosovës, si shërbimet shëndetësore në fushën e kardiokirurgjisë dhe të onkologjisë.

Gjithashtu, temë e diskutimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e neurokirurgjisë, që është mirëpritur nga Sekretari i Përgjithshëm, Dr.Gani Shabani, në këtë periudhë kur shëndetësia kosovare ka nevojë për përkrahje në procesin e reformave.