Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë takoi sot përfaqësues të Fondacionit humanitar AmeriCares

Sekretari i Përhershëm Tolaj, prezentoi zhvillimet e fundit në lidhje me sistemin shëndetësor në Kosovë,duke përfshirë reformimin e financimit të sistemit shëndetësor si dhe  përmirësimin me furnizim me barna.Po ashtu shprehi gadishmërinë për kordinimin e asistencës teknike dhe donacioneve për mbulimin e nevojave të sistemit shëndetësor.

Gjithashtu gjatë takimit u bisedua për mundësinë e ndihmave të vazhdueshme nga Fondacioni humanitar AmeriCares  në sektorin shëndetësor për të cilat Sekretari i Përhershëm u zotua se do t’i përkrahë në emër të Ministrisë.