Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë,Prof.Dr Ilir Tolaj zhvilloi sot një takim me Dr My Mai Cao

Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë,Prof.Dr Ilir Tolaj zhvilloi sot një takim me Dr My Mai Cao nga Ambasada Franceze në Kosovë. Dr Tolaj me këtë rast falendroi Qeverinë Franceze dhe popullin Francez për gjithë ndihmën që i është ofruar Kosovës me theks të veçantë sektorit shëndetësor.Dr Cao e informoi Sekretarin e Përhershëm të MSh me të gjitha aktivitetet të cilat janë duke u zhvilluar në përkrahje të Sektorit Shëndetësor me projekte specifike në IKPSH, projekte këto të cilat janë në harmoni me Srategjinë Sektoriale Shëndetësore, Strategjinë e Sistemit të Informimit Shëndetësorë të Kosovës dhe me Planin e Veprimit për implementimin e Strategjisë Sektoriale 2010-2014. Gjithashtu u shtrua nevoja e kordinimit të aktiviteteve dhe bashkëpunimit edhe më të madh në identifikimin e përbashkët të prioriteteve për Sistemin Shëndetësor me qëllim që përkrahja të adresoj problemet reale në shëndetësi. Dr Cao theksoj se bashkëpunimi dhe mbështetja e sektorit shëndetësor do të vazhdojë edhe në të ardhmen.