Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Sekretari Tolaj përfaqëson MSh-në në një konferencë ndërkombëtare në Stamboll

Ky takim ndërkombëtar që organizohet nga agjencitë e OKB-së që veprojnë në fushën e shëndetësisë i UNFPA, WHO, UNICEF dhe partnerë të tjerë, do të përfshijë ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtarë nga Evropa dhe Azia, të specializuar në shëndetin publik, mbrojtjen sociale, popullatë, mbrojtjen nga HIV/AIDS-i, etj dhe në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, akademive dhe komunitetit ndërkombëtar.

Takimi ka për qëllim rishqyrtimin e informacioneve për pabarazinë në shëndetësi, të mbledhë përshtypjet e ekspertëve të ndryshëm dhe të jap rekomandime të bazuara në evidencë për zhvillimin e politikave koherente dhe programeve intervenuese me qëllim të arritjes së një  platforme të përbashkët që të adresojë çështjet e pabarazisë shëndetësore.

Konferenca mbahet prej 28-30 mars 2011.