Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Sekretari Tolaj priti një delegacion të Federatës së Odave të Mjekëve të Gjermanisë

Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Ilir Tolaj, priti sot një delegacion të Federatës së Odave të Mjekëve të Gjermanisë, të kryesuar nga Dr. Ramin Ëalter Parsa-Parsi.

Në këtë takim, delegacioni nga Gjermania, ka shprehur interesimin e hapur për bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe asociacionet që përfaqësojnë mjekët kosovarë, me qëllim të fuqizimit të rolit të mjekëve brenda sistemit shëndetësor.

Dr. Ramin ka treguar se si funksionon në shtetin gjerman Federata e Odave të Mjekëve të Gjermanisë, si strukturë e organizuar mirë dhe në fakt si zëdhënëse e krejt mjekëve gjermanë, ndërkohë që ka thënë se qëllimi i federatës është që në nivel ndërkombëtar të bëhet një organizim i mjekëve, me qëllim të avancimit të rolit të mjekëve si komunitet dhe arritjeve në shëndetësi..

Dr. Ilir Tolaj, pasi ka shprehur gatishmërinë e MSh-së për të zhvilluar bashkëpunim me këtë federatë, ndërkohë që ka potencuar se sistemi shëndetësor i Kosovës po kalon nëpër një tranzicion të vështirë pas luftës dhe është ndeshur me vështirësi në zbatimin e reformave, ndër të tjera edhe për shkak të financimit jo adekuat.

Gjithashtu, Tolaj ka theksuar se në Kosovë ekzisto Asociacioni i Mjekëve, por që nuk është aktiv, prandaj në këtë kuadër, ai ka theksuar nevojën e ndërtimit të një strukturë te fuqishme organizative të mjekëve të saj, për çka përvoja gjermane është e mirëseardhur.