Po ashtu, gjatë ditës së sotme, Sekretari Tolaj është takuar edhe me Kirurgun kardiak Jacob Bergsland nga Qendra Klinike Universitare e Oslos së Norvegjisë dhe përfaqësues i projektit I-health-portal, që shoqërohej nga dr. Tefik Bekteshi.
Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e përfshirjes edhe të Republikës së Kosovës në Projektin norvegjez I- health- portal, si një projekt, i cili do të jetë i dobishëm për punëtorët shëndetësorë dhe shëndetësinë kosovare në përgjithësi.