Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Sekretari Tolaj takoi përfaqësues të Kompanisë “Roche”

alt

alt

 

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, priti sot z. Dan Zamonea, menaxher gjeneral i Qendrës së Menaxhimit të kompanisë farmaceutike Roche për Rumani.

Në këtë takim është shprehur interesimi i kësaj kompanie për të mundësuar donacione të ndryshme në lëmin e farmaceutikës për shëndetësinë në Kosovë dhe kjo kompani ka shprehur interesimin e financimit të një analize për sëmundjet onkologjike në Kosovë, ndihmë Bordit për zhvillimin e regjistrit të kancerit dhe në një periudhë të ardhshme kohore, përmes këtij institucioni, profesionistë mjekësor nga Kosova të kyçen në studime multidisiplinare për sëmundjet kancerogjene.