Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Shënohet Dita Botërore kundër HIV/AIDS-it

Në Kosovë  incidenca e kësaj sëmundje nuk është problem tejet i madh në dukje të parë, tha dr.Agani, por duke pasur parasysh strukturën demografike dhe popullatën mjaft të re dhe shkallën e lartë të migracionit të popullatës tone, rreziqet për përhapjen e kësaj sëmundje në vendin tonë kanë qenë mjaft të mëdha. Me përpjekjet e gjithëmbarshme që i ka bërë MSH dhe profesionistët shëndetësorë në nivele të ndryshme është arritur që kjo incidencë në Kosovë të jetë mjaft e ultë dhe deri tani janë të regjistruara 84 raste të infektuar me virusin HIV dhe prej tyre 14 raste që kanë përfunduar me vdekje.

Dr.Agani, vazhdoi duke thënë se në funksion të parandalimit të kësaj sëmundje të rëndë, MSH e ka ndërmarrë një hap konkret si themelimin e Komitetit Kosovar për HIV/AIDS i cili ka për synim zbatimin e Strategjisë për parandalimin dhe luftimin e AIDS-it në Kosovë.

Dr.Ilir Tolaj,Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, fillimisht ju dëshiroj mirëseardhje dhe i falendreoj për pjesëmarrje në këtë konferencë. Fakti që jemi mbledhur të gjithë së bashku si MSH-së, drejtori ekzekutiv i QKUK, udhëheqës të Organizatave Ndërkombëtare të cilat janë në mbështetje të sistemit shëndetësor dhe përfaqësues të OJQ-ve që janë të kyqur në luftën kundër AIDS-it, tregon për një veprim të bashkërenditur të të gjithë neve për tia dalur me sukses luftës kundër kësaj sëmundje.

Dr.Tolaj, theksoi se motoja për shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër HIV/AIDS për këtë vit, është zero raste të reja,zero diskriminim dhe zero vdekje të reja dhe ky është edhe synimi ynë dhe vetë fakti i aplikimit të terapisë antiretrovirale, në Kosovë do të mundësoj që rastet e infektuara të trajtohen si duhet. Të gjitha komunikimet dhe trajtimet të cilat aplikohen në institucionet shëndetësore për rastet e infektuara me virusin HIV,tregojnë se këto raste kanë trajtimin e njejtë si të gjithë pacientët e tjerë dhe kjo tregon për një nivel të lartë të tolerances, gjegjësisht një nivel të ultë të diskriminimit të cilin e kanë këto raste. Të gjithë ne, me organizimin e të gjitha këtyre aktiviteteve jemi duke u munduar për vetëdijësimin e gjeneratës së re dhe të popullatës në tërësi, për rrugët e infeksionit, për rrugët e parandalimit të këtij infeksioni që tregon përkushtimin tonë  për të përmbushur moton e parë që është “Zero raste të reja”.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ekipin e Agjensioneve të Kombeve të Bashkuara ( UNKT ) dhe Organizatat Joqeveritare ( OJQ ), ka organizuar edhe një varg aktivitetesh si në kinemanë ABC janë shfaqur pesë filma të metrazhit të shkurtër, emitimi i filmit dokumentar, shpërndarja e fletëpalosjeve si dhe mbajtja e ligjëratave në shkolla të nivelit të mesëm, që kanë për qëllim edukimin e të rinjëve për një preventivë ndaj kësaj sëmundje me përmasa globale.