Dhuna ndaj gruas është një problem i përmasave të mëdha, andaj shënimi i kësaj dite ka për qëllim që dhunën ndaj gruas ta ngre si problem, për eliminimin e të cilit duhet të angazhohen të gjithë, femra e meshkuj në mbarë botën. Për këtë arsye duhet që kjo çështje të mos trajtohet vetëm si problem i grave, sepse çdokush mund të jetë objekt i dhunës – gratë, nënat, motrat dhe bijat tona.
Fushata për “Eliminimin e Dhunës ndaj Grave” është përkrahur nga i gjithë stafi i Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë vendosur pa hezitim që ta mbështesin realizimin e kësaj fushate me bartjen e “kordeles së bardhë” për shënimin e kësaj dite .