Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Shënohet Java për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës 2013

“Është kjo një rritje e shumëfishtë e buxhetit në krahasim me vitet paraprake, për sigurimin e terapisë për të prekurit nga kanceri. Me hapjen e Institutit të Onkologjisë janë shënuar hapat e parë drejt përmirësimit të situatës së krijuar duke i kursyer të sëmurët, nga shkuarja jashtë vendit për trajtimet e nevojshme të kancerit. Kanceri është sëmundje që mund të parandalohet, por që të bëhet kjo duhet të punojmë së bashku që të zbulohet me kohë dhe me një mjekim korrekt të shpëtohet jeta” tha ai.

Prof. Dr. Shefqet Lulaj, kryetar i Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës, theksoi se kanceri i qafës së mitrës është sëmundje vdekjeprurëse nga e cila sëmuren rreth 400 mijë gra në vit, kurse vdekjen e gjejnë rreth 200 mijë të tjera. Më të rrezikuarat janë gratë e vendeve në zhvillim sepse vendet e zhvilluara përmes programeve të tyre nacionale për skrining të qafës së mitrës dukshëm kanë arritur t’a zvogëlojnë shkallën e vdekjes nga kanceri i qafës së mitrës.

Prof. Dr. Myrvete Paçarada, Drejtoreshë e  Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, theksoi se sëmundja e kancerit të qafës së mitrës mbetet njëra prej sëmundjeve më shqetësuese për femrat tona, përkundër faktit se është punuar në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të saj, por ende mbetet punë për tu bërë në këtë drejtim.

“Njëra prej prioriteteve të mija si drejtor i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike është edhe fushata e promovimit dhe vetëdijesimit të nënave, grave dhe bijave tona në lidhje me rreziqet të cilat i sjell kjo sëmundje” tha zonja Paçarada.

Gjatë takimit, Prof. Dr. Merita Berisha prezantoi punimin “Mbikëqyrja e sëmundjeve malinje në Kosovë – Kanceri i qafës së mitrës”, kurse dr. Fehmi Ahmeti, prezentoi punimin “ Kanceri i qafës së mitrës, shenjat, mjekimi dhe skriningu”.

Ndërkaq, Dr. Elvis Ahmedi, Koordinator i Bordit për Zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit, prezantoi programet e skriningut në kuadër të Bordit për Zhvillimin e Programit Nacional për Kontrollin e Kancerit.