Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

ShSKUK pranon donacion me pajisje mjekësore nga KFOR-i italian

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka përfituar donacion të pajisjeve mjekësore nga KFOR -MSU Carabinieri nga Italia.
Pajisjet e dhuruara do të shërbejnë për Klinikëne Pediatrisë dhe atë të Neonatologjisë.
Donacioni përmbanë infratavolinë për Repartin Intensiv Pediatrik me 2 respiratorë, për 3 moduse infatil, pediatrik dhe adult, e po ashtu, 2 monitorë transportues me 5 parametra.
Në ceremoninë e dorëzim- pranimit të donacionit morën pjesë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, Ambasadori italian në Kosovë, Antello De Riu, u.d. drejtoresha e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu Raci, Gen. Luca PIPERNI (ITA) KFOR DCOM si dhe Komandanti i Karabinierëve KFOR MSU Koloneli Maurizio Mele.
Dr. Zejnullaju – Raci, u.d. drejtoreshë e ShSKUK-së, ka falënderuar shtetin italian dhe KFOR-in për këtë donacion shumë të nevojshëm për trajtimin e pacientëve.
Fjalë falënderimi për donacionet e vazhdueshme nga shteti italian tha edhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili tregoi angazhimet konkrete për përmirësim të shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Ambasadori italian në Kosovë, Antello De Riu, përmendi bashkëpunimet dhe ndihmesat që ka dhënë shteti i Italisë për popullin e Kosovës, me theks të veçantë për Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe atë të Mikrobiologjisë, por edhe gjatë Pandemisë së Covid-19.
Për donacionin e sotëm, foli edhe gjeneral, Luca PIPERNI, nga KFOR-i italian, i cili tregoi për punën që kanë bërë deri në realizimin e donacionit dhe bashkëpunimet e më hershme.