Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Shtohet interesimi i donatorëve për shëndetësinë

 

Kështu u tha në një takim të Ministrit Ferid Agani me shefen e Operacioneve të  Zyrës së  UNFPA- së në Kosovë, z. Doina Bologa

Prishtinë, 31. 03. 2011

Ministri i Shwnndetwsisw i Republikws sw Kosovws, dr. Ferid Agani, priti sot shefen e Operacioneve të  Zyrës së  UNFPA- së në Kosovë, z. Doina Bologa me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë.
Në këtë takim u theksua që interesi i donatorëve për bashkëpunim është shtuar dukshëm javët e fundit.
Gjithashtu, në takim, u diskutua për projektet që kanë të bëjnë me shëndetin e Nënës dhe të Fëmijës, por edhe çështjet e identifikimit të shkaqeve të vdekjeve dhe ndikimet e këtij fakti në regjistrin civil të popullsisë.
Gjatë takimit është theksuar edhe nevoja për shqyrtimin e ndikimit të migrimit të popullatës kosovare me moshë mesatare të re në shëndetin e tyre dhe funksionimin socio-psikologjik.