Për të marrë vaksinën kundër COVID-19 patjetër duhet të REGJISTROHENI në eKosova dhe pastaj të APLIKONI për vaksinë. Sigurohuni t’i ndiqni hapat si më poshtë:
SI TË REGJISTROHEMI?
- Regjistrohuni me të dhënat tuaja në https://ekosova.rks-gov.net/
- Shënoni të dhënat tuaja dhe konfirmoni pëlqimin tuaj për marrjen e shërbimeve dhe pajtohuni me Politikat e Privatësisë.
- Zgjedhni llojin e llogarisë: Qytetar
- Ngarko dokumentet e kërkuara: Fotografinë e letërnjoftimit përpara dhe mbrapa dhe fotografinë ku shiheni ju duke e mbajtur letërnjoftimin.
- Shkruani Kodin të ardhur në telefonin tuaj dhe KYQUNI në llogarinë tuaj të re.
SI TË APLIKOJ PËR VAKSINË?
- Pas regjistrimit sigurohuni të shtypni HYR.
- Klikoni SHËRBIMET.
- Klikoni SHËNDETI.
- Klikoni Aplikimi për vaksinen kundër COVID-19.
- Shënoni profesionin dhe klikoni në butonin anash nëse keni sëmundje kronike.
Pas REGJISTRIMIT dhe APLIKIMIT, prisni njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë.