Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Sigurohet terapia kundër HIV/AIDS-i

Ndërkohë, në orët e pasdites në Deponë e Ministrisë së Shëndetësisë kanë arritur sasitë e nevojshme edhe të ilaçit tjetër, Combivir, i cili të hënën në mëngjes do të dërgohet në Barnatoren Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përmes së cilës do t’i shpërndahet  njësisë kërkuese, gjegjësisht Klinikës Infektive, ku trajtohen disa pacientë të sëmurë nga HIV/AIDS-i.

Ndonëse antiretroviralët si Efavirenze dhe Combivir, nuk janë në Listën Esenciale të barnave, të cilën Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse që ta përmbush, MSh, duke e kuptuar nevojën e pacientëve të infektuar nga HIV/AIDS-i, vazhdimisht ka kërkuar forma të ndryshme që të sigurojë terapi për këta pacientë dhe sigurimi i Efavirenzës dhe Combivirit është bërë përmes tenderit që kishte shpallur për antiretroviralë Ministria.

Për të sqaruar opinionin, MSh-ja dëshiron të bëjë të ditur se këto ilaçe të cilat do të jenë në QKUK, janë në sasi për një vit, ndërsa gjatë kohës sa ato kanë munguar, MSh, kishte siguruar një donacion prej UNFPA-së në sasi prej 300 tabletave të Efavirenzës 600 mg.

MSH vazhdimisht ka theksuar se është e pa pranushme që të trajtohet njësoj si blerja e materialit të zakonshëm, ashtu edhe blerja e barnave, por MSh, është e përkushtuar që të veprojë vetëm në bazë të ligjit.