Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Spitali i Mitrovicës nderon me mirënjohje për kontribut Ministrin Agani, Sekretarin Tolaj dhe kryetarin e komunës Avni Kastrati

Në këtë ceremoni ku ishin të pranishëm punonjësit shëndetësor të këtij spitali, drejtori i Spitalit Agim Peci dhe punonjësit shprehën mirënjohjen e tyre për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komunën e Mitrovicës, të cilat ndihmuan që prej gjysmës së nëntorit, në SR të Mitrovicës të funksionalizohet shërbimi njëzet e katër orësh i Kirurgjisë, Anesteziologjisë dhe Emergjencës.
Gjithashtu, falënderime MSh iu shprehën edhe për vendimin që të ndajë 24 vende për mjekët nga kjo komunë për specializime, të cilët pas përfundimit të shkollimit specialistik, do të jenë në shërbim në SR të Mitrovicës.