Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Sqarim i Zëvendësministrit të Shëndetësisë, Nemanja Vujoviq

Lidhur me disa raportime në mediat kosovare, zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Nemanja Vujoviq, sqaron se ai nuk e ka mohuar shtetësinë e Kosovës në një proces gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, sikur është raportuar në disa media.

“Nuk është e vërtetë ajo që ka dalur në media. Unë nuk kam deklaruar në Gjykatë se nuk e pranoj shtetësinë e Kosovës. Këtë e kam lexuar sot në media. Unë jam i lindur në Prishtinë, jam prishtinas, e kam letërnjoftimin dhe pasaportën e Kosovës dhe kjo flet vet. Unë punoj për Qeverinë e Kosovës dhe kjo besoj që është e qartë për këdo”, thotë Zëvendësministri i Shëndetësisë , Nemanja Vujoviq.