Pjesët e standardeve
- Përkujdesja shëndetësore pa dallim përkatësie etnike, race gjinie etj, furnizimi me barna, ndarja e buxhetit të veçantë për minoritete dhe ngritje të cilësisë së përkujdesjes shëndetësore në lokalitetet ku jetojnë minoritetet
- Punësimi me prioritet i kuadrit në shëndetësi nga radhët e minoriteteve
- Ngritja e stafit nëpër institucione për mbikëqyrjen e realizimit të obligimeve rreth standardeve- në veçanti shëndetësia, ofrimi i shërbimeve shëndetësore personave të kthyer apo te zhvendosur brenda territorit të Kosovës
- Dhënia e hapësirës së mjaftueshme për deklarim, ankesë apo parashtresë në dobi të gjithë qytetarëve, theks i veçantë shërbimet shëndetësore
- Ngritja obligative e kulturës së komunikimit brenda institucioneve shëndetësore në gjuhët zyrtare
- Implementimi i të drejtës për gjuhët zyrtare
- Trajtimi jashtë vendi me prioritet për aplikuesit nga radhët e minoriteteve pranë MSh
Nga qëllimet dhe plani i Qeverisë, prioritetet: Arritjet ( qershor-gusht 2005)
Mbikëqyrja e implementimit të ligjeve të aprovuara
-
Implementimi i standardeve në sektorin e Shëndetësisë, janë evidencuar të arriturat dhe MSh ka ofruar rekomandimet
-
Në KFOR-in francez është organizuar një takim mes mjekëve shqiptarë dhe serbë
-
Vendosja e normave dhe standardeve, nxjerrja e udhëzimeve administrative, ngritja e nivelit të komunikimit ndërministror, ndërkombëtar dhe me shoqërinë civile ( fushata kundër duhanit, Tuberkulozit dhe Infermierisë)
-
Themelimi i Këshillit për Politikë dhe Planifikim Shëndetësor me qëllim të ngritjes së transparencës në vendimmarrje të bazuar në evidencë
-
Kontroll i vazhdueshëm i epidemisë së etheve hemorragjike
-
Përmirësimi i komunikimit ndër sektorial
-
Implementimi i ligjit për Praktikën private etj.
Standardet:
-
Emërimi i zyrtarëve për barazi gjinore në nivel të Ministrisë dhe nivelet tjera shëndetësore.
-
Furnizimi me barna i institucioneve shëndetësore në të cilat kërkojnë trajtim pacientet minoritar dhe aty ku personeli mjekësor është minoritar.
-
Shpallja e konkurseve për regrutim te veçantë për minoritete në mjetet e informimit në gjuhët e tyre.
-
Planifikimi dhe ndarja e veçantë e buxhetit për minoritete
-
Mbikëqyrja e të drejtës së zbatimit të gjuhëve zyrtare në Shëndetësi
-
Vendosja e kutive të ankesave në MSh dhe në të gjitha institucionet shëndetësore si dhe krijimi i komisioneve të ankesave për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore
-
Mbishkrimet brenda dhe jashtë objekteve shëndetësore në gjuhët zyrtare janë të vendosura në MSh dhe në të gjitha institucionet shëndetësore
-
Krijimi i zyrës për përkthim dhe kontraktimi i një kompanie private për përkthim të dokumenteve në gjuhët zyrtare.




