Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Takim me donatorët në Ministrinë e Shëndetësisë

Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, para donatorëve kanë prezantuar një listë të prioriteteve për këtë fushë dhe në kuadër të koordinimit të aktiviteteve është arritur pajtueshmëria që MSh t’u prezantojë donatorëve një plan të punës për realizimin e donacioneve nga jashtë në sektorët relevantë shëndetësor në përputhje të plotë edhe me Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë .

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Komisionit Evropian, USAID-it, Qeverisë së Luksemburgut, Francës, TIKA-s turke, Fondit Global dhe donatorëve të tjerë, të cilët kanë shprehur interesimin që donacionet e tyre në shëndetësi t’i orientojnë sipas prioriteteve në pajtim me Planin e veprimit, i cili donatorëve do t’u prezantohet në fillim të vitit tjetër nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.