Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Takim me donatorët në Ministrinë e Shëndetësisë

Në takim, ka marrë pjesë edhe kryeshefi shefi i Agjencisë për Koordinim të Zhvillimit dhe Integrimit Evropian, Edon Cana, i cili ka shpjeguar rolin e rëndësinë e grupeve punuese sektoriale si dhe është diskutuar edhe për draft listën e prioriteteve në Sektorin Shëndetësor, për të cilat ka folur U.D. i Sekretarit Permanent, Haxhi Kamberi.

Në kuadër të MSh-së është formuar Grupi i akterëve për identifikimin dhe koordinimin e projekteve me donatorët, i cili e ka barë Draft-listën e projekteve kapitale për donatorët në sektorin e shëndetësisë.

Grupi sektorial për shëndetësi do të mblidhet në vazhdimësi sipas agjendës së caktuar, për t’i koordinuar investimet në projektet kapitale nga donatorët.

Zëvendësministrja Mybera Mustafa ndërkaq, ka falënderuar donatorët për kontributin e tyre dhe ka theksuar se MSh do t’i përmbush obligimet e veta në kuadër të bashkëpunimit me donatorët.