Republika e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë

Takim me kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla

Ministri  Ferid Agani priti sot në një takim edhe Kryetarin e Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.
Në këtë takim u përcaktua korniza e bashkëpunimit të mëtejmë midis dy partnerëve shumë të rëndësishëm social për sektorin e shëndetësisë.
Ministri Agani e vlerësoi lart rolin konstruktiv të FSSHK-së dhe theksoi  synimin e tij që kjo organizatë të luaj rolin kyç në procesin e reformave përmbajtësore që do të ndodhin në shëndetësinë kosovare në periudhën e ardhshme.
Në këtë drejtim, do të formohet Grupi i përbashkët i punës që do të merret me harmonizimin dhe elaborimin e iniciativave të përbashkëta politike e ligjore.
Ministri Agani premtoi mbështetje për FSSHK-në dhe angazhimin e tij përmbajtësor për mbrojtjen e interesave të punëtorëve shëndetësor.